Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të ketë sezon të ri për serialin e famshëm “La Casa De Papel”?

A do të ketë sezon të ri për serialin e famshëm
Nëse sezoni i tretë i serisë televizive të famshme të “Netflix” “La Casa De Papel” u është dukur pa kuptim, mos u shqetësoni.

Është e sigurtë tanimë se seria televizive, do të ketë edhe një sezo të katërt.

Krijuesi Alex Pina konfirmoi që seriali po përgatitet për një vazhdim të sezonit të tretë, i cili është transmetuar në platformë që nga 19 korriku 2019.

Sipas Lad Bible, Pina tha në një konferencë për shtyp se sezoni i 3-të nuk është fundi i serialit. Megjithëse Netflix nuk e ka njoftuar zyrtarisht kur do të transmetohet , krijuesi konfirmoi se do të kishte sezon të katërt.

Përveç shikueshmërisë së tij në mbarë botën, seriali kohët e fundit fitoi çmimin për  “Seriali më i mirë dramë” në International Emmy Aëards./ I.M-Dritare.net