Na ndiqni edhe në

Arkiv

9 filma Krishtlindjesh që do t’ju ngrohin zemrat, gjatë mbrëmjeve të ftohta!

9 filma Krishtlindjesh që do t’ju ngrohin zemrat, gjatë
Nuk ka mbetur shumë kohë deri për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Tani është koha kur ne zbukurojmë pemën dhe shtëpinë, shikojmë filmat tanë të preferuar të Krishtlindjeve dhe krijojmë një atmosferë me të vërtetë të bukur festive.

E për ju që ende nuk dini çfarë filmash të shihni për Krishtlindje, dritare.net ju ka sjellë disa ide.

1-A Very Merry Mix-Up (2013)

Një vajzë e quajtur Alice do të takojë prindërit e të fejuarit të saj për Krishtlindje. Në aeroport, ajo përballet me shumë sfida dhe pengesa të ndryshme, valixhja e saj humbet dhe i prishet telefoni. Për fat të mirë, ajo takohet me një të huaj me emrin Matt. Kjo njohje e papritur me një të panjohur shndërrohet në një aventurë të jashtëzakonshme.

2- Princesha Switch (2018)

Është një film i mrekullueshëm për ata që duan të kenë një atmosferë romantike në prag të Krishtlindjeve. Dukeshat Margaret dhe Stacy, nga Chicikago, janë si 2 bizele brenda bishtajës. Një ide e pafajshme për të ndërruar vendet shndërrohet në një dhuratë nga fati, natyrisht me ndihmën e një magjie të vogël, shkruan dritare.net

3- Bridget Jones’s Baby (2016)

Kanë kaluar 12 vjet që kur e pashë për herë të fundit Bridget Jones tonë të dashur në ekranin e madh. Ajo nuk ka më probleme me peshën e tepërt, por Bridget Jones nuk do të ishte Bridget Jones pa superfuqinë e saj që e fut në situata pa kuptim. Ky film është shumë humoristik  dhe nëse ju pëlqejnë historitë  e ngrohta dhe shpirtërore me funde të lumtura, ju duhet ta shihni.

4- The Man Who Invented Christmas (2017)

Pasi u përball me mungesën e frymëzimit dhe problemet financiare, shkrimtari i ri anglez Charles Dickens, pavarësisht refuzimeve nga botuesit, vendos të shkruajë dhe të botojë një libër të titulluar "One Carol Christmas". Më vonë, ai bëhet një simbol i faljes, mëshirës dhe dashurisë. Kjo histori prekëse ka të bëjë me besimin në ëndrrat tuaja dhe për mënyrën sesi krijohen mrekullitë e Krishtlindjeve. Dhe qindra vjet më pas, këto mrekulli ende na shtyjnë të bëjmë gjëra të mira dhe mos të heqim dorë kurrë.

5- Nativity! (2009)

Pasi humbi burimin e gëzimit në jetën e tij, mësuesi i shkollës fillore Paul Maddens (Martin Freeman) merr një kërkesë për të krijuar një shfaqje për Krishtlindjet dhe fillon të punojë me një asistent të çuditshëm, Z. Poppy (Marc Wootton). Për të bezdisur mikun e tij të vjetër, një producent filmash për fëmijë, Paul pretendon se njerëz nga Hollywood do të vijnë dhe të shijojnë performancën e tij. Gënjeshtra përhapet shumë shpejt në qytet dhe kthehet në një problem, por më vonë duket se është vetëm fillimi i një histori të mrekullueshme të Krishtlindjes.

6- The Christmas Chronicles (2018)

[caption id="attachment_646269" align="alignnone" width="728"] kinopoisk.ru[/caption]

Teddy dhe Kate, vëlla e motër vendosin të regjistrojnë ardhjen e Babagjyshit për të provuar se ai ekziston. Kjo ide shndërrohet në një udhëtim të mahnitshëm, ku qëllimi i tyre është të shpëtojnë Krishtlindjet, së bashku me Babagjyshin, elfët dhe slitën e tij fluturuese. Ky është një film edukativ që mund ta shihni me fëmijët tuaj.

7- The Knight Before Christmas (2019)

Kjo është një komedi romantike që do ta mbushë zemrën tuaj me dashuri, gëzim dhe ndjenjën e magjisë. Kalorësi mesjetar, Sir Cole, rastësisht e gjen veten në botën moderne, ku takohet me një mësuese shkolle të quajtur Brooke. Ajo mendon se Cole po vuan nga amnezia dhe përpiqet ta ndihmojë atë. Brooke nuk ia ka idenë se ai është princi që ajo po pret gjithë jetën e saj.

8- Frozen II (2019)

[caption id="attachment_646270" align="alignnone" width="728"] kinopoisk.ru[/caption]

Këto kukulla tepër të bukura dhe argëtuese që mund t’i shihni bashkë me familjen, do t'ju bëjë të harroni problemet tuaja të përditshme dhe të filloni të besoni sërish e dashuria, miqësia dhe magjia. Në këtë episod të ri, Elsa duhet të nisë një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar mbretërinë e saj. Ajo shoqërohet nga skuadra e saj e ëndrrave: motra e saj Anna, i dashuri i saj Kristoff, dreri tij  Sven dhe i mrekullueshmi dhe i vetmi njeri bore i gëzuar, Olaf.

9- Last Christmas (2019)

Një shfaqje e mrekullueshme tandem me simpatiken Emilia Clarke dhe Emma Thompson e cila luan nënën e personazhit kryesor. Ka humor, këngë legjendare etj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net.