Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

7 gjëra rreth financimit, që çdo themeluese e një biznesi duhet t'i dijë!

7 gjëra rreth financimit, që çdo themeluese e një biznesi
Hendeku gjinor në financim për bizneset e drejtuara nga femrat, është bërë një çështje e nxehtë, falë disa kërkimeve dhe iniciativave të cilat kanë hedhur dritë në vlerën eksponenciale që bizneset e drejtuara nga femrat mund të shtojnë në ekonomi nëse themelueset kanë të njëjtat mundësi të barabarta dhe mbështetjen e duhur.

The Rose Review e udhëhequr nga Natwests Alison Rose dhe e nxitur nga fushata e Telegraph Woman Mean Business zbuloi që 250 miliardë pound mund t'i shtoheshin ekonomisë britanike nëse përpjekje të qëndrueshme dhe të përbashkëta për të ndihmuar femrat të kenë sukses si sipërmarrëse, ndodhin. Në korrik qeveria lancoi kodin e investimit për femrat duke inkurajuar transparencë nga bankat për të treguar sesa femra ato financojnë në vit.

Për të ndihmuar me këshilla praktike sesi të pozicionoheni për të marrë financimin që doni, tani apo në të ardhmen, gazetarja e Telegraph foli me disa nga femrat më influencuese në biznes dhe lidere, shumë prej të cilat janë vetë investitore, për të marrë këshillat e tyre në atë çfarë femrat duhet të bëjnë për të ngushtuar hendekun gjinor, së bashku.

  1. Dija është fuqi

Sherry Coutu CBE, një investitore, themeluese e Institute and charity Founders4Schools, e cila ka fituar një çmim biznesi për femrat Veuve Clicquot Business Women Awards  këtë vit thekson që është shumë e rëndësishme për sipërmarrëset femra për të ndërtuar njohuritë e tyre dhe rrjetin e tyre rreth financimit, pavarësisht nga biznesi që kanë. Julia Elliott Brow, themeluese dhe CEO e Enter The Arena ka mbledhur miliona në mënyra të ndryshme për biznesin e saj dhe tani punon me femrat sipërmarrëse për të siguruar financime që të rriten bizneset e tyre.  Ajo thotë se edukimi është fuqizim. Ka shumë opsione për financim, por duhet fillimisht ti dish se kush janë për të marrë vendimin më të mirë, shkruan dritare.net

  1. Kupto vizionin tënd

Julia Elliott Brown shton se gjëja më e rëndësishme kur mendon rreth financimit dhe investimit është që ta dish vërtet vizionin dhe ambicien për biznesin. Ndërkohë sipërmarrësja Linzi Boyd, shton se fillimi është të kuptosh vizionin tënd për rritjen.

  1. Menaxhoni paratë tuaja mirë

Lara Morgan, sipërmarrëse, investitore dhe themeluese e Scentered, thotë që duhet që në fillim të kesh shifra të larta. Lara e cila ka shitur shumë aksione nga biznesi i saj Pacific Direct për 20 milionë dollar, thotë se duhet të shikosh lekët e vogla duke e bërë lekë të mëdha dhe të mendosh mirë sesi i harxhon paratë.

  1. Network, network, network

Të ndërtosh një network me femra në të cilin të flisni për rritjen e biznesit është çelësi për të rritur eksperiencën tuaj dhe njohurinë tuaj në financim.

Maggie Smart dhe Linzi Boyd thonë se kjo është thelbësor për të ndarë eksperiencat dhe për tu edukuar.  Gjithashtu dhe një kërkim nga British Business Bank tregon që network ka një impakt shumë të fortë në investime, informon dritare.net

  1. Çmitizo zhargonet

Ka shumë informacione online të cilat të ndihmojnë të futesh në botën “frikësuese” të financës. Literatura financiare është një aftësi themelore të cilën duhet ta zhvilloni nëse doni që biznesi juaj të lulëzojë thotë Maggie Smart.

  1. Mësoni se çfarë duan investitorët

Linzi Boyd nënvizon që investitorët konsiderojnë rrezikun në fillim, jo kthimin. Ata duan siguri përpara parave.

Sherry Coutu sugjeron të lexoni raste studimore, për të pasur një ide rreth rrugës së investimit.

Joanna Santinon, Partner Lead for EY’s Entrepreneur of the Year and Winning Women thotë se sa më parë sipërmarrëset të kuptojnë kërkesat e financimit dhe sesi ta tregojnë historinë e tyre, aq më shumë shanse kanë për të qenë gati për investim atëherë kur do ti duhet. Por ajo paralajmëron që duke marrë shumë investime shumë herët pa një plan të caktuar mund të humbisni shanse financimesh më të mëdha përgjatë rrugës.

  1. A ke vërtetë nevojë për financim?

Linzi Boyd thotë që sipërmarrëset kanë nevojë që të konsiderojnë nëse a i duhet vërtetë investimi ose a kanë nevojë për një plan të mirë për të krijuar të ardhura nga aktivitetet?/Përshtatur nga Telegraph për Dritare net, Ada Shehu