Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

6 simptoma në sqetulla që tregojnë çfarë problemesh shëndetësore keni 

6 simptoma në sqetulla që tregojnë çfarë problemesh
Njerëzit zakonisht i kushtojnë shumë vëmendje gjithë pjesëve të trupit, por ndodh që të harrojnë dhe mos i marrin si problematike disa shqetësime të vogla. Por nuk duhet të lini pas dore këta probleme. Për shembull, zona e sqetullës mund të lë të kuptohet se ka sëmundje të caktuara.

Dritare.net  sot në këtë artikull ju sjell një listë me 6 lloj simptomash që mund t’ju shfaqen në zonën e sqetullës, dhe ju duhet t’ju kushtoni rëndësi.

Aroma

Aroma e keqe në zonën e sqetullës është diçka që ndodh te shumë njerëz.

Kjo ndodh për shkak të baktereve që kanë hapësirën e përshtatshme për tu krijuar kur ka djersë.  Të gjithë dinë si ta shmangin në mënyrën më të shpejtë, duke bërë një dush ose duke përdorur deodorantin. Por nëse era është vërtet shumë e fortë, dhe nuk largohet pavarësisht dushit, është problem tepër serioz.

Irritimet 

Në qoftë se ndjeni  kruajtje në zonën e sqetullës pas depilimit është normale për shkak të rritjes së qimeve të reja. Por nëse e kruara nuk ndalet, është një sinjal tjetër se ka diçka të nuk shkon në  trupit tuaj. Sipas ekspertëve ka  shans që lëkura juaj të ketë kërpudha që duhet të trajtohen nga një mjek. 

Infeksionet

Zona e sqetullës është  gjithmonë shumë e nxehtë dhe e lagur nga djersa, duke krijuar shumë mundësi për të riprodhuar infeksione.

Është e pamundur të mësosh se çfarë infeksioni vuan, pa e  parë një specialist, prandaj duhet të drejtohesh tek një mjek nëse ndjen shpesh herë në lëkurë dhimbje,  skuqje dhe skuqje të vogla.

Dhimbjet

Nëse ndjeni dhimbje në sqetull, nuk duhet të  vraponi direkt tek mjeku. Dhimbjet mund të vijnë si shkak i punës së rëndë që mund të bëni, vështirësitë fizike. Nëse jeni në këto kushte, duhet të dini se për pak kohë dhimbja do ju zhduket.

Vula dhe gunga  

Nyjet limfatike të vendosura në sqetull janë tërësisht të padukshme. Por në qoftë se ndodh që të dallosh një lloj ënjtjeje, ajo sinjalizon për faktin që nyjet limfatike po përpiqen të luftojnë një infeksion të sapo shfaqur.  Situata do të normalizohet pa ndërhyrje të jashtme pas njëfarë kohe. Megjithatë, duhet të konsultoheni me mjekun nëse inflamacioni nuk është zhdukur vetë brenda një jave.

Djersitje e tepruar

Është normale të djersitesh shumë nëse je i angazhuar në aktivitet fizik, por jo nëse je ulur, duke ecur ose duke fjetur, këta janë shenja që duhet t’ju shqetësojnë. Djersitja e tepruar është një nga shenjat e diabetit ose menopauzës. /A.C/dritare.net