Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

6 këshilla si të shmangni aksidentet me makinë, në mot të keq

6 këshilla si të shmangni aksidentet me makinë, në mot
Makina nuk është vetëm një mjet transporti, por edhe një përgjegjësi e madhe e shoferëve, sidomos në mot të keq. Dritare.net ju sjell disa këshilla që do ju vlejnë vërtet shumë, për të menaxhuar makinën kur koha është me shi, stuhi, mjegull, apo borë. Shikoni më poshtë!

1. Në mjegull 

Nëse jeni duke vozitur në një mjegull, dritaret anësore të makinës suaj duhet të mbahen hapur. Përveç kësaj, ndizni dritat e shkurtra dhe jo të gjatat. Kur përdorni dritat e gjata, drita do të reflektojë në grimcat më të vogla të mjegullës, të cilat mund t'ju pengojnë gjatë udhëtimit.

 2. Në një rrugë të rrëshqitshme

Kur vozisni në një rrugë të rrëshqitshme, tregoni kujdes kur zbrisni poshtë. Kjo, sepse rëra dhe kripa e hedhur, në atë rrugë, nuk është e qëndrueshme dhe mund të jetë krijuar sërish akull. Kështu, rreziku shtohet.

3. Gjatë shiut

Gjatë ditëve me shi, rekomandohet të mos ndizen dritat mbrapa, sepse do çojnë në aksidentim të makinës që ndodhet pas jush.  Gjithashtu, nëse shikoni se ka janë krijuar pellgje me ujë, ndaleni makinën dhe sigurohuni që rruga është e kalueshme.

4. Gjatë shiut, natën

Nëse të ndodh që të ecësh me makinë gjatë natës, kujtoni gjithmonë që shiu që bien në xhamin para, mund t’ju verbojë. Përveç kësaj, gjithmonë mbani ndezur fenerët.

5. Rrugë malore me dëborë

Nëse përfundoni në një rrugë malore me dëborë në dimër, mos e drejtoni timonin në drejtim të kundërt. Është e domosdoshme që timonin ta mbani drejt, dhe të shtypni vazhdimisht gazin.

6. Gjatë një stuhie pluhuri

Për të shmangur aksidente, kur jeni duke ecur në një rrugë me shumë pluhur, dritare.net ju rekomandon të parkoni makinën ose të ndryshoni rrugën. Nëse parkoni, mbani fenerët ndezur, që të shmangni aksidentin me makinat e tjera pas jush./E.B-dritare.net