

Tableta e çmuar: Princesha e ushqimeve afrodiziake është pa dyshim çokollata. Ajo është e pasur me antioksidantë që nxisin qarkullimin e gjakut. Çokollata gjithashtu përmban kafeinë, seroton dhe endorfinë, që ndikojnë në trupin tonë duke na dhënë kënaqësi dhe duke nga rritur dëshirën seksuale.
Nektar i ëmbël: Mjalti është gjithashtu një aleat i madh i erosit. I pasur me vitaminë B dhe kripëra minerale. Me sheqernat e tij stimulon prodhimin e lëngut seminal. Mjalti gjithashtu përmban bor, një element që ndihmon në rritjen e niveleve të estrogjenit, hormoneve kryesore seksuale femërore, dhe rrit nivelin e testosteronit, hormonit përgjegjës për dëshirën seksuale te meshkujt, informon dritare.net
Banania: Ky frut është i pasur me ushqyes si vitamina B, kalium, magnez dhe minerale të tjera që japin energji. Banania gjithashtu përmban një enzimë që i përket familjes Bromeliaceae, e cila nxit epshin. Asnjëherë mos qëndroni pa të!
Luleshtrydhet: Së bashku me çokollatën, luleshtrydhja është një nga ushqimet më të forta parabolike. Zhytja e një luleshtrydheje në çokollatë të shkrirë është një përvojë pothuajse mistike. Luleshtrydhet janë të shijshme, të lehta dhe të shëndetshme, sigurisht rrisin dëshirën seksuale.
Zjarri i kuq: Speci djegës është konsideruar gjithmonë një nxitës që nuk mund të shmanget. Zjarri i pasionit fillon nga këtu. Përbërësit e tij ju garantojnë një epësh që s'e keni provuar më parë./K.C/dritare.net

















