
5 mënyra të dobishme, për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor në 2020
Dritare.net

- Shikojeni gjithmonë gotën gjysmë plot
Të jesh optimist nuk do të thotë të injorosh çdo problem që të del përpara. Çështja qëndron në mënyrën se si ti e përballon atë. Shikojini problemet si të përkohshme. Sfidat do t'ju rrisin dhe mësojnë akoma më shumë. Nëse nuk jeni si natyrë optimiste, shkenca ka treguar se ju mund ta stërvitni trurin tuaj, që të jeni sa më shumë pozitiv. Një ndër ushtrimet që sugjerohen të mësoni, është "Mënyra më e mirë e mundshme". Kjo teknikë bazohet në ushtrime që ju kërkojnë të imagjinoni veten me të gjithë problemet e zgjidhura në të ardhmen tuaj, ku të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes, i keni arritur.
- Nisni një punë vullnetare
Studimet kanë treguar se vendosja e mirëqenies së të tjerëve, para mirëqenies tonë, pa pritur asgjë në këmbim, do t'ju sjellë një sërë të mirash. Studimet tregojnë se vullnetarizmi minimizon stresin dhe përmirëson depresionin. Ndaj duke ndihmuar të tjerët, akoma më shumë do të ndihmoni veten tuaj.
- Jini gjithmonë mirënjohës
Kjo është një temë që sidomos në dekadën që lamë pas i është kushtuar një vëmendje. Kjo për shkak të përfitimeve që sjell në trurin e njeriut. Shkollat e mesme që praktikonin ushtrime mirënjohjeje, kishin shumë herë më pak probleme në sjellje, në krahasim me të tjerët. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë falënderimin pjesë të jetës suaj, është të mbani një ditar ku shkruani gjërat e përditshme. Para se të shkoni në shtrat, tregoni çdo përvojë pozitive që keni pasur atë ditë, sado e vogël. Sillni gjithmonë në mendje gjërat e mira që të tjerët bëjnë për ju. Kur ju përkrahin, vlerësojnë, apo ndihmojnë.
- Forconi lidhjet tuaja shoqërore
Njerëzit të cilët janë më të lidhur me familjen, me miqtë, me komunitetin, janë më të lumtur. Fizikisht janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë në krahasim me të tjerët . Marrëdhëniet e mira me njerëzit na bëjnë më të lumtur, dhe akoma më shumë të shëndetshëm.
- Gjeni qëllimin tuaj të jetës
Gjetja e një qëllimi kontribuon shumë në mirëqenien dhe një jetë më të gjatë dhe më të lumtur, thonë ekspertët. Kështu ju do të fokusoheni në qëllimin që i keni vënë vetes dhe jeta juaj do të rrotullohet rreth saj. Kështu do të keni më shumë dëshirë për të jetuar, dhe nuk do të ketë asnjë sfidë që mos ta kaloni, për të mbërritur aty ku dëshironi.
Përshtatur nga CNN, Lorena Fjolla, Dritare.net

















