Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 llojet e partnerëve, që mund t’ju shkatërrojë jetën

5 llojet e partnerëve, që mund t’ju shkatërrojë
Kur takoni dike, ju mendoni se ai është i përsosur. Por, kur kjo periudhë romantike përfundon, ju arrini të njihni fytyrën e tyre të vërtetë, dhe nuk do ju pëlqejë aspak. Këta janë njerëz me një karakter të komplikuar, dhe ju s’mund të bëni asgjë për t'i ndryshuar.

Dritare.net do ju tregojë se cilët lloje meshkujsh janë më toksikët, dhe që mund t’ju shkatërrojnë jetën.

1. Të varurit

Të jesh e lidhur me një mashkull të varur ndaj drogës, alkoolit, apo bixhozit, është tepër e vështirë dhe e lodhshme. Ju vetëm mund të shkatërrojë jetën tuaj, por edhe të familjarëve të tu. Jeta nuk është drogë, alkool dhe bixhoz, por shumë më tepër se aq.

2. Abuzuesit

Në jetën reale, ka meshkuj dhunues. ata nuk ushtrojnë vetëm dhunë fizike, por dhe psikologjike. Mund të duken të sjellshëm në pamje të parë, por karakterin e vërtetë e tregojnë me kalimin e kohës. Zgjidhja e vetme, është të largoheni prej tij.

3. Të rriturit, me sjellje fëmije

Të gjithë kemi një “fëmijë” brenda nesh, dhe kjo është e mrekullueshme! Por, disa meshkuj, ai “fëmijë i brendshëm” përfaqëson personalitetin e tyre. Pa marrë parasysh sa i rritur është, ai gjithmonë mbetet një fëmijë. Kjo është shkatërruese për një lidhje.

4. Meshkuj pa emocione

Të kesh emocione, për disa meshkuj, është shenjë dobësie. Por një femër ka nevojë të ndihet e mbështetur, ka nevojë për dashuri dhe emocione. Dështimi emocional është shenjë indiference, dhe indiferenca e bën dashurinë të pavlefshme.

5. Perfektët

Shumë njerëz e konsiderojnë përparësi, përsosmërinë. Por e rëndësishme është të jeni të vërtetë, sesa të përsosur. Kur bëhet fjalë për marrëdhënie, nuk ka perfeksione dhe nuk kërkohen perfeksione./E.B-dritare.net