4 shenjat e horoskopit që dinë të puthin më mirë nga të gjithë

Jo të gjithë ata që dashurojnë dinë të puthin si duhet. Zbuloni cilat janë shenjat e zodiakut që puthin më mirë se kushdo tjetër.

Peshqit. Personat e shenjës së peshqve janë ndër më të dashurit që mund të takoni në jetë. Ata përveçse puthin shumë mirë përçojnë edhe emocion nëpërmjet puthjeve. Duke ju mbajtur pranë ata do ju çojnë në botën e ëndrrave të tyre. Pasi të putheni me një person të shenjës së peshqve nuk do keni as dëshirën më të vogël që ta ndryshoni.

Akrepi. Personat e shenjës së akrepit janë guximtarë dhe të gatshëm të bëjnë çdo gjë që të tjerët nuk arrijnë dot ta bëjnë. Stili i tyre i të puthurit do jetë kombinim i disa lloje puthjesh, madje edhe disave të shpikura prej tyre. Zakonisht ata nuk marrin lejen e tjetrit për t’u hedhur në veprim, por thjesht kur ju pëlqen puthin. Pasi të keni shkëmbyer puthje me një akrep do ju duhet pak kohë të kujtoni edhe emrin tuaj.

LEXO DHE :  Dorëheqja e Haradinajt, reagon Thaçi: E respektoj vendimin e tij

Demi. Personat e shenjës së demit janë kokëfortë dhe ashtu tregohen edhe kur puthin. Nëse vendosin t’iu puthin në mënyrë pasionantë ata e bëjnë pa pyetur. E në fakt pasioni që ata përcjellin është i madh ashtu si nuk e keni përjetuar ndonjëherë.

Gaforrja. Emocionalë ashtu si janë, gaforret do ju bëjnë të përjetoni gjëra që nuk i keni ndjerë ndonjëherë. Kur puthin ata japin gjithçka që ky moment të jetë i paharrueshëm. Që nga përkëdheljet e flokëve, tek përqafimet dhe çdo gjë tjetër, ata nuk ndalen për ta bërë çdo moment sa më emocionues. Të puthesh me një gaforre nuk do të thitë thjesht të bashkosh buzët, por të përjetosh një eksperiencë fantastike ku përfshihet i gjithë trupi dhe që nuk mund të harrohet asnjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.