Na ndiqni edhe në

Arkiv

310 milionë euro pasuri/Ja kush është spanjolli që u terrorizua nga Mihal Kokëdhima

310 milionë euro pasuri/Ja kush është spanjolli që u
Eugenio Galdón, që u sulmua nga shtetasi Mihal Kokëdhima para pak ditësh në Himarë, është njeriu më i pasur i Spanjës për vitin 2019. Pasuria e tij arrin vlerat prej 310 milionë euro.

Gazeta e njohur spanjolle, El Confidencial, i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarjeje. Eugenio Galdón, themeluesi i ONO, jeton një histori tmerri me familjen e tij në Shqipëri, titullohet artikulli. Lexojeni të plotë:

Ish Shefi i Shtabit të Moncloa pësoi sulmin e një hoteleri ndërsa lundronte përgjatë bregdetit shqiptar.

Eugenio Galdón , lindur ne Kartagjena, 1950) nuk do t’i harrojë kollaj pushimet e këtij viti. Biznesmeni i mirënjohur, themeluesi i ONO, ish-shefi i kabinetit të Presidentit Adolfo Suárez dhe ish drejtori i grupeve mediatike si Prisa dhe COPE, pësoi një sulm të egër kur ishte duke shijuar pushimet e verës me familjen e tij në bregdetin shqiptar.

Ngjarjet u zhvilluan në 15 gusht. Galdón, së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes së tij dhe dy udhëzues vendas, ndaluan jahtin në Porto Palermo, një gadishull në jug të Shqipërisë . Ata ndaluan për të ngrëne  në restorantin Panorama, një vend te zotët e te cilit, pretendonin të kishin ushqimin më të mirë mesdhetar në bregdet.

Megjithatë, burime pranë Galdón thonë, shërbimi u vonua më shumë sesa lejohej dhe familja spanjolle zgjodhi të shkonte diku tjetër për të ngrënë.

Kjo provokoi një sulm zemërimi nga pronari i restorantit, Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, i cili doli me vrap në kërkim të Galdón. Ai u kërkoi atij dhe familjes të mos largoheshin, pasi duhej të prisnin ose të paguanin ushqimin që tashmë po përgatitej, por familja u fut në makinë dhe u largua nga restoranti. Ishte në atë moment që Kokëdhima, plotësisht jashtë kontrollit, u hodh në kofanon e fugonit Ford , me te cilin po lëvizte Galdón dhe filloi të godiste xhamin. Ajo që ndodhi më pas është më mirë ta shikoni në video, që e ka xhiruar vete Galdon, ndërsa ai dhe familja e tij sulmoheshin, sepse asnjë fjalë nuk e shpjegon dot, më mirë se figura.

https://www.youtube.com/watch?v=RlZkms_j0zw

Kjo gazetë është përpjekur të kontaktojë Galdón, pronar i një pasurie të vlerësuar në 310 milion euro, pa sukses. Në vend të kësaj, burime të afërta me biznesmenin tregojnë se ata janë mirë dhe se duan të harrojnë sa më shpejt incidentin për të vazhduar të shijojnë pushimet e tyre. Edhe Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, u takua me ta për të kërkuar falje për incidentin.

Familja deklaron se "si shoferi, ashtu edhe policia lokale, autoritetet qeveritare dhe ambasada kanë treguar shumë interes dhe janë sjellë me një përkushtim dhe bashkëpunim absolut, duke treguar qindra falje për familjen. Shqipëria i pëlqen shumë dhe e konsideron këtë një incident të izoluar./dritare.net