Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

300 pyetje nga Rudina Xhunga. Edi Rama në një intervistë maratonë

Kryeministri Edi Rama do të jetë përballë gazetares Rudina Xhunga në një intervistë maratonë, një nga më të gjatat e realizuara ndonjëherë me të.

Intervista vjen si një bashkëpunim mes podkastit “Flasim” të kryeministrit Rama dhe emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës në DritareTV. Këtë herë rolet përmbysen: në studion e podkastit, nuk është Edi Rama ai që drejton bisedën, por Rudina Xhunga, e cila e vendos përballë rreth 300 pyetjeve.

Për më shumë se katër orë, kryeministri i përgjigjet gjithçkaje, pa lënë mënjanë as temat më të debatueshme: nga Trump te Meloni, nga Vuçiç te Thaçi, nga Erdogan te Netanjahu, nga Veliaj te Balluku, nga Ahmetaj te Agasi, nga Sazani te Zvërneci dhe sigurisht flet gjatë për Revolucionin e Flamingove. Nga modeli ekonomik dhe rishpërndarja e pasurisë, nga gabimet te mesimet, nga i riu që ishte te kryeministri që është. Nga dita e parë në pushtet, te dita kur do të largohet.

Një bisedë e gjatë, e drejtpërdrejtë dhe pa tema të ndaluara.

Intervista e plotë do të publikohet së shpejti në “Flasim” dhe DritareTV./ dritare.net