
3 ushqime që ju lënë pa gjumë, nëse i hani në darkë
E Hënë 13 Janar 2020, 23:11
Dritare.net

Ka shumë faktorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit, dhe dritare.net ju informon se njëri prej tyre është dhe ushqimi që konsumoni. Nëse nuk doni të keni probleme me pagjumësinë, mos hani asnjëherë këto tre gjëra.
1. Çokollata e zezë
Përmban kafeinë, dhe të gjithë e dimë që kafeina të mban zgjuar.
2. Mishi i pulës
Ka shumë proteina dhe ngadalëson tretjen
3. Ushqimet me erëza
Erëzat kanë aromë shumë të fortë, dhe ushqime të tilla ju lënë pa gjumë./I.M-dritare.net

















