
3 skemat për familjet në nevojë/ Bashkia nis programin e kredive të buta
Dritare.net

“Nga sot, çdo qytetar i Tiranës që plotëson kriteret, të cilat synojnë kryesisht familje të reja, mund të shkojë pranë njësive administrative dhe të aplikojë për të marrë një kredi të butë të subvencionuar nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj kredinë e merr në bankat e nivelit të dytë. Këtë vit kemi vënë 1 milion dollarë në dispozicion vetëm për amortizimin e kredisë. Në vitin e parë financiar ku kishim një borxh të konsiderueshëm, ishte e pamundur që të fillonim një program të tillë, por në vitin e dytë, sapo Bashkia u sigurua nga ana financiare, menduam që kishte ardhur koha që me të ardhurat tona të fillonim këtë projekt”, tha Veliaj.
Por, përveç kredive të buta, Bashkia e Tiranës ka edhe tre skema të tjera për të mbështetur familjet, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike që të sistemohen në një strehë. Kryebashkiaku deklaroi se një prej tyre është edhe Qendra e Emergjencës, ku janë vendosur disa prej familjeve që nuk kanë asnjë mundësi ekonomike.
“Sot qendra në Tufinë është kthyer në një qendër për përballimin e emergjencave. Kemi pasur situata të vështira me të ftohtin, me përmbytjet dhe ka qenë një alternativë për të pastrehët”, tha ai.
Ndërsa, kategoria e dytë është bonusi i qirave, i cili është rikthyer pas një bllokimi nga administrata e mëparshme. “Për herë të parë rikthyem bonusin e qirave, i cili kishte vite që ishte pezulluar. Bonusi i qerave është një komplementim financiar i dikujt që tashmë e ka një qera, por që ndoshta nuk e paguan dot në çmimet e tregut dhe kjo subvencionohet nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj. Një tjetër mundësi për qytetarët janë edhe banesat sociale.
“385 banesa sociale u shpërndanë dhe sot jemi në një fazë ku, jo vetëm kemi mbaruar këto, por po bëjmë edhe njësitë e tjera që i gjithë kampi i barakeve i komunitetit rom, që ishte një situatë totalisht e padenjë në Shkozë, gjithashtu bashkë me 60 banesa të tjera, të Brunia u fut ‘drithërimat’ elbasanllinjve, ngre temperaturat në kohë me shi komplementohet dhe për herë të parë të zhdukim një fenomen të ndërtimeve të zonave informale, jashtë kushteve të higjienës dhe jashtë infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore”, nënvizoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

















