21 arsye për të vizituar Shqipërinë, para se të bëhet super e frekuentuar

Shqipëria është një nga ata vende që shumë turistë harrojnë se ekziston.


E vendosur në Evropën Juglindore, është vërtet vendi më i mirë që mund të shkoni ndonjëherë me pushime.

1. Është vend i qetë

 

 

View this post on Instagram

 

Zhu – Good life 🎶 #drymades #albania #beach #summer

A post shared by Nona Lifestyle (@fjorda_llukmani) on

Në Europë, gjatë verës, është e pamundur t’i shpëtosh turmës, veçanërisht në bregdet. Kroacia, Italia, ishujt grekë…kudo është plot njerëz. Epo, jo Shqipëri. Në krahasim me vendet fqinje, është e pashfrytëzuar në turizëm.

2. Por nuk do të jetë për shumë gjatë

 

Shqipëria po përpiqet të integrohet në BE dhe po investon gjithnjë e më shumë në turizëm. Kështu, vizitojeni përpara se të bëhet trend për turistët dhe të mbushte plot njerëz.

3. Plazhet janë mahnitëse

Plazhet me rërë të bardhë në jug të vendit janë një parajsë e vërtetë. Uji është i ngrohtë, i kripur, dhe shumë blu.

4. Malet janë po aq të bukura

 

 

View this post on Instagram

 

the valbona to theth hike is one of those bucket list things. more special than I could even have hoped for ☀️

A post shared by Jemima Skelley (@jemimaskelley) on

Nëse ju pëlqen alpinizmi, patjetër duhet të ngjisni malet e veriut të Shqipërisë. Pamjet malore rivalizojnë Alpet, dhe të ofrojnë një panoramë mahnitëse. Valbona dhe Thethi janë dy destinacionet e preferuara, me bujtina të vogla të cilat të bëjnë të qëndrosh aty përgjithmonë.

5. Ushqimi është i mrekullueshëm

 

Ushqimi që do të gjeni më shumë në restorante, është vendas dhe organik. Do të vini re ngjashmëri me ushqimin grek, megjithëse pjatat tipike shqiptare janë unike. Qofte, fërgesë, byrek, trileçe etj.

 6. Të mos flasim për shijet e detit

 

 

View this post on Instagram

 

Seafood today, delicious! #saranda #albania

A post shared by jazzbear55 (@jazzbear55) on

Qytetet bregdetare ofrojnë ushqim të freskët deti, që kapet në mëngjes për t’u servirur gjatë ditës. Më tipike është peshku me perime i pjekur në skarë, ose kallamari i përgatitur me limon, po në skarë.

7. Njerëzit janë shuuumë miqësorë

 

 

View this post on Instagram

 

Windows ‘19 👨🏼‍💻

A post shared by Stone City Hostel (@stonecityhostel) on

Nuk ka fjalë për ta përshkruar mikpritjen e shqiptarëve. Ecjet në rrugë nuk mund të të kalojë pa biseda. Ata duan të sigurohen që ju po ja kaloni mirë në vendin e tyre dhe janë të gatshëm t’ju ofrojnë ndihmë.

8. Madje, madje, është dhe lirë

 

 

View this post on Instagram

 

Saluti da Ksamil #loveforsea #albanianholidays #ksamil #albania #korcabeer #korca #beer

A post shared by Serena d’Amico (@serena_d_amico) on

Në krahasim me Greqinë, Italinë apo Kroacinë, në Shqipëri nuk shpenzon shumë para. Një vakt në një restorant mund të të shkojë jo më shumë se 10 dollarë, ndërsa në bare pijet janë 1 ose 2 dollarë.

9. Ka shumë qytete të vjetra

Gjirokastra është qyteti i vendosur në kodra dhe mbrohet nga UNESCO. Ju mund të ecni në rrugët me kalldrëm deri në kështjellën në majë të kodrës, që ofron një pamje befasuese të luginave poshtë.

10. Dhe kryeqyteti, Tirana, është modern

 

Pasi të keni kaluar ca ditë në qytetet e vogla rurale dhe në bregdetet e Shqipërisë, Tirana mund t’ju ngjajë komplet ndryshe. Është një qytet i zhurmshëm dhe njihet për ndërtesat e larmishme, të vjetra e të reja. Sigurohuni që të shkoni në Dajt, për ta pasur kryeqytetin në pëllëmbë të dorës.

11. Gjithçka është një aventurë më vete

 

Ta quash kaotik sistemin e transportit publik në Shqipëri, është një nënvlerësim. Edhe pse nuk ka një sistem online për të kontrolluar oraret, por duhet të shkosh te stacioni, duhet të pranojmë se njerëzit janë shumë miqësorë dhe përvoja nuk bëhet stresuese.

12. Kudo që të shkosh, do pish një gotë

 

 

View this post on Instagram

 

#rakiashots #rakia #drinkingwithfriends

A post shared by Stefan Koykov (@koykov007) on

Ballkanasit e bëjnë vetë rakinë, zakonisht me rrush. Këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Vendasit e pinë rakinë si ujë dhe e kanë zakon që po erdhi një mik, e ftojnë për një gotë.

LEXO DHE :  Akuzat për Konferencën e Donatorëve, Rama: Sapo Shqipëria forcohet, ata që e dërrmuan lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit!

13. Shqipëria ka vendndodhje të përsosur, për këdo që udhëton në Europë

 

Nga Shqipëria, me një traget arrini në Itali, me një autobus në Greqi, Kroaci, Kosovë, apo Serbi. Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim të gjatë në Europë, Shqipëria duhet të jetë në itinerar.

14. Ka aq shumë për të parë, saqë nuk ju mjaftojnë as tri javë

 

 

View this post on Instagram

 

28 dzień w Albanii 🏖

A post shared by @ patrycjapeda on

Njerëzit e kanë zakon të shkojnë dy ditë në Sarandë, pastaj një ditë në Tiranë dhe largohen. Bëjini vetes një favor, vizitojeni më shumë këtë vend dhe do mbeteni të mrekulluar.

15. Ka vende për të gjithë, pavarësisht preferencave personale

 

Saranda, përveç plazheve të bukura, ka dhe klube të hapura përgjatë natës ku mund të argëtoheni pafund.

16. Për qetësi, është Thethi

 

Nëse ju pëlqen t’i merrni gjërat shtruar, shkoni në këtë fshat malor. Do të gjeni bujtina komode të vendosur në mënyrë të përsosur pranë shtigjeve shëtitëse dhe ujëvarave.

17. Sinqerisht, mundësitë janë të pafundme… Mund të notoni në ujëvara

 

 

View this post on Instagram

 

HIDDEN GEM OF THE ACCURSED MOUNTAINS 🇦🇱 #albania #prokletije

A post shared by Andrea Zahurancova (@andreazahurancova) on

Mund të vizitoni Syrin e Kaltër, atë të Thethit dhe të Sarandës, apo të vizitoni ujëvarat e akullta të Beratit.

18. Ose të ngjisni kështjellat e vjetra për pamje mahnitëse

 

 

View this post on Instagram

 

It’s not an Albanian town if it doesn’t have a fortress at the top of the hill 🌟 📸 @ashleysinha

A post shared by Jemima Skelley (@jemimaskelley) on

Çdo qytet që do të vizitoni, do të ketë një lloj kështjelle lart në kodër, që pret të ngjitet dhe të eksplorohet.

19. Bëni udhëtimin më të bukur në botë, me traget

 

 

View this post on Instagram

 

Day 2 : traversée du lac Koman 😯💙. . . Situé au nord du pays, le lac artificiel de Koman fut créé en 1970 par la construction d’un barage. Deux heures trente sont nécessaire pour le traverser en ferry et rejoindre la merveilleuse vallée de Valbonë. Une navigation de toute beautée bercée par des nuances de vert émeraude et bleu christalin. Un moment magique à vivre en Albanie 🙌🏼😍💙💚. . ______________________________ #albania #albanie #voyageAlbanie #travelalbania #visitalbania #albaniatourism #albaniatrip #beautifulalbania #explore #exploremore #neverstopexploring #bluewater #bluesky #beautifuldestinations #beautifulplace #travelstory #traveling #frenchtraveler #traveleurope #roadtrip #igersalbania #balkans #travelbalkans

A post shared by Baroudeuse en Voyage 👣🌎 (@elotravelworld) on

Udhëtimi dy orësh me target në Liqenin e Komanit është magjik. Do të kaloni nëpër kanale të ngushta të rrethuara nga kodra dhe shkëmbinj të gjelbër. Më pas do të përfundoni në një fshat të izoluar, por shumë të bukur.

20. …ose kaloni kohë në burime të nxehta natyrore të vendosura në vargmale.

 

Ujërat termale të Bënjës afër Përmetit janë një sfidë për t’u arritur, por mundi ia vlen. Sidomos kur i provoni.

21. Shqipëria është mahnitëse në dimër

 

Patjetër që plazhet dhe moti i ngrohtë janë të jashtëzakonshme, por malet e Shqipërisë të mbushura me borë janë akoma më të bukura. Mund të bëni ski, të ecni ose thjesht të uleni pranë zjarrit dhe të shijoni pamjet.

Pra, çfarë dreqin po prisni?! Vizitoni Shqipërinë, para se të jetë shumë vonë!/ Përshtati nga BuzzFeed, Enkeleda Bodini-dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.