Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth. Ishte ditë e shtunë, kur 11 vjet më parë në një fabrikë për demontimin e armëve në Gërdec, më 15 mars 2008, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.
Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja si Euro News, CNN etj.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg./K.C/dritare.net