Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet/ Rama-deputetëve: Mos bini pre e provokimeve!

Zgjedhjet/ Rama-deputetëve: Mos bini pre e provokimeve!
Këtë të hënë është mbledhur Grupi Parlamentar Socialist, ku mësohet se, kryeministri, Edi Rama ka dërguar disa porosi për deputetët.  Kryeministri u ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve.

 “Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cenon zgjedhjet. Çdo njeriu i duhet thënë që kush cenon apo dëmton procesin nuk shkel më në Amerikë apo vende të Bashkimit Evropian.",- tha Rama./K.C/dritare.net