Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet shkaku i rrëzimit të Boingut ukrainas. Cilët akuzon kryeministri kanadez!

Zbulohet shkaku i rrëzimit të Boingut ukrainas. Cilët akuzon
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka deklaruar se avioni ukrainas i rrëzuar në Teheran ku në bord ishin edhe qytetarë kanadezë, është rrëzuar nga një raketë e prodhimit rus Tor-1, e lëshuar nga iranianët.

Kemi prova, ka deklaruar kryeministri kanadez pas mbledhjes së këshillit të sigurisë kombëtare, nga burimet tona të inteligjencës, por edhe të partnerëve tanë, që avioni është goditur nga një raketë e lëshuar nga iranianët.

Trudeau nuk ka bërë akuza nëse rrëzimi ka qenë i qëllimshëm ose jo.

I të njëjtit opinion ka qenë edhe presidenti Trump, i cili në konferencë për shtyp deklaroi se ka dyshime të forta të bazuara mbi të dhënat operative se avioni është goditur nga iranianët.

Ukrainasit të cilët në fillim mbështetën tezën e një defekti teknik, u tërhoqën. Sipas tyre komandanti kishte 11.000 orë fluturimi eksperiencë, 12.000 ndihmësi i tij dhe 7.000 oficeri i tretë, ç’ka e përjashton tërësisht gabimin njerëzor, deklaruan ata.

Të dhënat e inteligjencës perëndimore dhe asaj irakianë flasin se pak minuta pas nisjes së avionit, sipas të dhënave satelitore është ndezur një radar i mbrojtjes kundërajrore dhe menjëherë pas saj janë lëshuar dy raketa ku njëra prej tyre goditi motorin e avionit.

Një Boing është në gjendje të ulet në tokë edhe me një motor me defekt, por nëse motori është goditur, atëherë është e pamundur, deklarojnë pilotët ekspertë.

Gjithashtu të dhënat satelitore flasin për cifla që ndodhen në karkasën e motorit që mori flakë, të cilat mund të jenë shkaktuar nga një raketë ose siç u mendua në fillim, një dron.

Por kryeministri Trudeau, tashmë ishte i sigurt që nuk bëhet fjalë për një defekt teknik ose gabim të pilotëve, por minimalisht për pakujdesi të mbrojtjes kundërajrore iraniane/dritare.net