
Zbardhet vrasja në Vlorë, policia: Dy persona dhunuan deri në vdekje 56-vjeçarin
Dritare.net

Policia ka arrestuar dy autorët e krimit, në të cilin humbi jetën S. M., 56 vjeç. Në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 48 vjeç, N. H., 57 vjeç, dhe A. H., 56 vjeç, të cilët sipas policisë, kanë goditur fizikisht deri në vdekje 56-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme./ I.M-Dritare.net

















