Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhet axhenda e Kongresit të PS, i ftuar Fatos Nano

Zbardhet axhenda e Kongresit të PS, i ftuar Fatos Nano
Të shtunën, PS mbledh Kongresin e partisë, pas shumë debatesh për mosmbajtjen e tij dhe këmbnguljes së deputetëve për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Në Kongres do të jenë pjesëmarrës 1500 delegatë nga i gjithë vendi.

I ftuar është edhe ish-kryetari i PS, Fatos Nano dhe dy ish-presidentëve, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. Të pranishëm, gjithashtu, do të jenë dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, si dhe Martin Shchultz dhe Massimo D’Alema.

Mësohet se axhenda e aktivitetit do jetë si më poshtë:

Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama;

Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi;

Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve;

Pyetje dhe diskutime;

Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS;

Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.

Pas fjalës së kryesocialistit Edi Rama, pika më e rëndësishme për t’u diskutuar e votuar do të jenë ndryshimet statutore, të huazuara nga modeli laburist. Edi Rama, si përgjigje ndaj sfidës së drejtpërdrejtë të Blushit, do t’i propozojë Kongresit referendumin nëse duhet të ketë, apo jo, zgjedhje për postin e kryetarit.