Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhen dëshmitë/ Të arrestuarit e fondacionit Besa: Jemi mashtruar

Zbardhen dëshmitë/ Të arrestuarit e fondacionit Besa: Jemi
Gjykata ka dhënë masën e arrestit për 7 të arrestuarit e Fondacionit Besa, që jepnin kredi fiktive për qytetarë. Një shumë prej rreth 3,7 milionë eurosh dyshohet të jetë përfituar si rezultat i krijimit të një skeme mashtrimi, duke akorduar kredi fiktive në degën  kredidhënieje  Besa në Tiranë.

Është dhënë masa arrest me burg për shtetasit:

Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, A. A.me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg” pasi ka aksidentuar me vdekje një person.

Arrest shtëpie: Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Në dëshmitë e tyre në gjykatë ata të arrestuarit janë shprehur se janë mashtruar nga drejtoresha dhe kreditë janë firmosur me emër të saj.

“Kam firmosur 35 deri ne 40 kredi që mendoj se janë fiktive po mi ka urdhëruar drejtoresha”, tha njëra nga punonjëset e arrestuar.

“Jam e mashtruar do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person që sillja me jepnin 20 mijë lekë të vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”- Orkida Driza e dyshuar në rolin e sekseres.

Kjo skemë është denoncuar disa ditë më parë nga vetë drejtuesit qendrorë të këtij institucionit të dëmtuar, konkretisht “Fondi Besa” dhe pas hetimeve të Antikrimit Ekonomik, u arrit dokumentimi dhe arrestimi i përgjegjësve./L.F-dritare.net