Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Yuri Kim takim me Spiropalin: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA e shkëlqyer

Yuri Kim takim me Spiropalin: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim pune me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ku është folur mbi marrëdhënien mes dy vendeve si prioritet e përbashkëta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se raportet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivele të shkëlqyera dhe se vendi ynë mbetet një anëtar solid i NATO-s.

STATUSI I PLOTË:

Prita sot Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Raportet e shkëlyqera midis dy vendeve tona, partneriteti solid si aleatë të NATO-s, mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen e superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special ‘Anti-KÇK’, si dhe rruga jonë përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim./L.F-dritare.net