
Vret veten në burg, i dërgon një letër vëllait: Këtu po çmendem
Dritare.net

“Unë këtu po çmendem, por vetë e kërkova. Vëllai im, tani po të le me penën në dorë, por jo me zemër. Do ritakohemi.
Këto fjalë ka shkruar 22 vjeçari, Valerio përpara se të varej me çërçaf në qelinë e tij, në një burg të Italisë. Para disa ditësh ai ishte mbyllur në izolim, me akuzën e dhunës dhe rezistencës ndaj zyrtarit të policisë. I riu me probleme të rënda psiqike, ishte shtruar tre herë gjatë nëntorit( 30 nëntor, 12 dhe 19) në një nga strukturat që mban të burgosurit me probleme të rënda psikologjike.
Letra e lamtumirës, ishte shkruar në 16 shkurt, pra 10 ditë para vetëvrasjes. Letra e shkruar me dorë, e cila i kishte shpëtuar kontrollit të sigurisë i drejtohej vëllait të tij. Përveç dënimit me burg, ndër motivet e vetëvrasjes të djalit ishte edhe zhgënjimi për një histori dashurie të mbaruar. “Ti nuk mund ta kuptosh, ti e ke të dashurën përkrah teje. Unë u braktisa nga një vajzë që e doja vërtet. Tani jam i lodhur.”/dritare.net

















