
Vlora Çitaku: E tronditur nga dhuna që përjetoi vajza nga Drenasi
E Mërkurë 6 Shkurt 2019, 17:05
Dritare.net

“E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë.
Ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrasim vajzat dhe gratë.
Kafshë dhe monstra që këpusin krahë e dhunojnë gra ka kudo. Ajo që bënë dallimin është mënyra se si reagon shoqëria. Si reagojnë institucionet.
Le të jetë ky rast kambanë e na zgjoftë nga indiferenca.",- shkruan Çitaku./K.C/dritare.net

















