
Vizat e punës në Gjermani, ja i vetmi kusht që duhet të plotësoni!
Dritare.net

Në kushte të tilla nuk ka më të drejtë për azil. Kësisoj, qysh nga viti 2016 kandidatë për punësim nga këto vende mund të aplikojnë për një vizë pune. Kushti i vetëm është, që ato të kenë një ofertë konkrete pune nga Gjermania. Atyre nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuqajturës Blue Card, që është e parashikuar për specialistë. Kryesisht vizat e punës janë lëshuar për punëtorë në degën e ndërtimit, por ka nevojë për krah pune edhe në sektorin e gastronomisë, të shërbimeve dhe të kujdestarisë për të moshuarit. Në Berlin, ky model konsiderohet si i suksseshëm dhe po diskutohet, nëse rregullorja e vlefshme deri në vitin 2020 mund të shtrihet edhe për vende të tjera veç Ballkanit, si p.sh. në rajonet e Afrikës Perëndimore, për të pasur kështu një migracion të organizuar./DW

















