Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Virusi i rrezikshëm/ Autoritetet kineze paralajmërojnë njerëzit: Mos udhëtoni në Wuhan!

Virusi i rrezikshëm/ Autoritetet kineze paralajmërojnë
Autoritetet kineze kanë këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet brenda dhe jashtë Wuhan, qytetit ku është përhapur virusi misterioz që u ka marrë jetën 9 personave.

Ata që jetojnë në qytetin prej 11 milionë njerëzish, u është këshilluar të shmangin turmat dhe të minimizojnë tubimet publike.

Virusi është përhapur në Wuhan dhe disa provinca kineze. Deri më tani janë 440 raste të konfirmuara. Shenjat e infeksionit përfshijnë probleme me frymëmarrje, ethe, kollë dhe gulçim.

Autoritetet gjithashtu pranuan se vendi ishte tani në fazën më kritike të parandalimit dhe kontrollit. /E.B-dritare.net