Pad ditë më parë, Dritare.net ka publikuar lajmin se kreu i PD, Lulzim Basha është zhvendosur nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa” në kompleksin e Agron papulit "Long Hill.
Që prej asaj dite, në media është diskutuar gjatë në lidhje me këtë lëvizje të kreut të PD, Lulzim Basha.
Vetë Basha, ka reaguar për herë të parë nga Korça, duke thënë se gjithçka është gënjeshtër e kryeministrit Rama.
“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha./ I.M-Dritare.net