Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Videoreportazh/ Te Xhelali, për të provuar arin e Kolonjës

Videoreportazh/ Te Xhelali, për të provuar arin e Kolonjës
Nga Daniel Muçaku

Dritare.net shkon në Ersekë. Një qytet në rrethin e Kolonjës me banorë mikëpritës dhe bujarë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë, në pllajën e Kolonjës. Banorët e këtij vendi mburren me gjithçka të tyren që te gatimet tradicionale, prodhimet si rakia, vera dhe mjalti, por ajo që të bën pështypje, sapo hyn në qytetin e Ersekës, është qetësia.

Peizazhi dhe natyra e virgjër, misteret kulurore janë të kombinuara aq bukur në këtë qytet dhe nuk ke si te mos mendosh, sa e bukur eshte Shqipëria.

Sapo zbritëm në Ersekë, për gati  tre orë nga Tirana, ishte Xhelal Veis, një kolonjar tipik që na mirëpriti, historia e tij është shumë e bukur. Për 42 vite, pa u lodhur, Xhelali, ua ka kushtuar jetën bletëve. Dukur e nisi me vetëm dy koshere bletë, por sot ai numëron 300 të tilla.

Ndodhemi në zonën e Germenjit, Kolonje.Pikërisht këtu jemi në vendin e bletëve  që prodhojne mjalin bio. I shtrirë rrëzë maleve dhe fushave të bukura të këtij fshati, gjendet edhe ari i natyrës, disa e quajnë lëngu i jetës. Puna e palodhur e Xhelal Veis prej 41 vitesh pa reshtuar së rrituri bletë e bën më interesant udhëtimin tonë. Sot ai do na tregojë me detaje hap pas hapi çfarë do të thotë të konsumosh mjaltë të vërtetë bio!

Une jam Xhelal Veis. Kam filluar që në vitin 1978 duke blerë një bletë primitive dhe sot kam 280  bletë. Kam punuar me pasion të veçantë që në fillim të karrierës. Kam studiuar jashtëzakonisht të gjithë literaturat e kohës, ruse dhe gjeramane, gjersa arrita sot në këtë fazë ku punoj mbi bazat shkencore.

Dritare.net: Si ta dallojmë që mjalti është bio?

Xhelal Veis:Laborator për ta dalluar pak ka në vendin tonë, por të gjithë ata njerëz që përdorin mjaltin mund ta dallojnë, ashtu siç mund të dallojnë mishin, e para.

E dyta, çdo mjaltë ngrin. Nëse temperaturat janë -8 gradë celsius, mjalti trashet dhe ngrin. Pasi ngrin e marrim me një lugë dhe e vendosim mbi sobë në një enë, mjalti do të shkrijë. E provojmë. Nëse ka kokrriza, ka sheqer.

U them përsëri bletarëve. Në rast se nuk punojnë mbi bazat shkencore për rritjen e mëmave dhe ka një numerik bletësh, flas me përqindje. Nëse 80% i kanë mbetëreshat të rregullta dhe 20% nuk i kanë, të mos thonë se kam kaq përqind bletë. Duhet të thotë për aq sa ka mbrëtëresha cilësore bletë. Që të rrisësh mbretëresha ka një seri faktorësh. Duhet tre vjet resht në një grup bletësh, 5 deri 15 bletë. Të mbajnë shënime tepër të rregullta prodhimin dhe preken apo nuk preken nga sëmundjet. Pra duhet të zgjedhë për shtesa mëmash, vetëm nga këto bletë që janë të forta në dimër fizikisht, vënë mjaltë, janë aktive në pranverë. Këto bletë do prodhojnë mëmat. Pastaj tjetër faktor është cilësia në ç’kushte  prodhohen mëmat. Në ç’muaj dhe çfarë kullote.

Këto bletë në datën 10 gusht janë ulur nga mali Gërmenj, për të shfrytëzuar lulet e sherebelës.  Të gjitha faqet janë të veshuara me sherebelë të egër që fillon sekretimin nga fillimi i gushtit deri në 20 shtator.

Dritare.net: Ju prodhoni qumësh blete, përveç mjaltit?

Xhelal Vies: Prodhojmë qumësh blete, polen, propolis.

Nuk bëhet fjalë asnjëherë për spërkatje. Është mjaltë i pastër, pa kimikate. Të gjithë ata që janë të interesuar, mund të vijne.Unë kam mjaltë të mirë. Shumë të mirë. Dhe e kam të porositur gjatë vitit. Por nëse ju bie rruga, këtu më gjeni dhe nëse nuk ju bie, numri im i telefonit është 069 254 9715 merrni dhe ua sjellim ne.

Ky ishte Xhelal Veis. Bletët për të janë gjithçka. Mjalti që ai prodhoi këtë vit tani është i vulosur në kavanozë të vegjël e të mëdhenj, gati për t’i hedhur në treg. Këtu do të gjeni gjithçka, duke filluar nga qumështi i bletëes, poleni e propolisi. E nëse të bie rruga për në Kolonjë ka ar, provojeni, ta besoni./Dritare.net