Videomania dhe mitomania e Ilir Metës

mero baze

Nga Mero Baze

Duket se videoja ka bërë histori në vetdijen politike të Ilir Metës. Prej vitit 2011, kur një video e regjistruar nga ish ministri I tij, tronditi politikën shqiptare dhe opinionin publik, me sa duket Ilir Metë si është mbushur mendja se politika bëhet me video.

Dhe vitin e fundit, kur përballja e Metës me shumicën në pushtet ka shkuar në ekstrem, ai ka pasur si kërcënim të përhershëm “videon” si formë kundërpërgjigje. Këtë e thoshte vet, e thoshin portalet e kontrolluara prej tij, gazetarë që janë simbol I tij në opinion pubilik, njerëz të partisë së tij, etj.

Kështu ndodhi dhe në përballjen e fundit me kryetarin e KED , gjyqtarin Adrian Dvorani I cili është dhe një nga pesë gjyqtarët e videos së tij që ka dal në pakicë kundër arsyetimit të trupës gjykuese. Dhe këtë tha që do ta sulmoj me video.

Dhe për ta bërë më relaksuese situatën, e ngjyrosi paralajmërimin dhe me video të tjera erotike për ambasadorë të perëndimit, që I ka shpallur armiq dhe për fakte tronditëse për gjyqtarin

Dje duke shkuar për në Prokurori, ai më në fund e nxorri një video. Ishte një shpjegim sipas pikpamjes së tij I arsyeve pse po bllokohej Gjykata Kushtetuese, me titra dhe fakte të lexuara, siç bën zakonisht ndonjë portal, kur përton të ulet të shkruaj.

Në fakt kur shkon para prokurorit, duhet të çosh fakte, fakte penale, që të provojnë veprën penale, dhe jo vidomontazh që shpalos pikpapjmet e tua. Ato duhen për në Skrapar. Prokurorët kuptojnë mbi nevilin e elektoratit LSI dhe nuk ka nevojë tua shpjegosh me video, pse KED është kundër tij. Të jesh kundër pikpamjeve të Ilir Metës, në shumicën e rasteve është heroizëm dhe jo vepër penale.

Por në këtë rast ai nuk kishte as fakte penale, por pikpamje të tij për interpretimin e Kushtetutës, që as nuk kishin logjikë ligjore.

LEXO DHE :  Pushimet dimërore të Alketa Vejsiut, në Italinë e Veriut!

Por përtej kësaj, videoja, është e rëndësishme të komunikosh me popullin e thjeshtë që nuk kupton nga ligjet dhe të bësh fushatë elektorale, por jo të bësh betejë ligjore. Në prokurori shkohet me fakte, me analizë ligjore dhe me prova kundër të akuzuarit. Nëse i ke këto nuk pse i drejtohesh popullit me video, por prokurorisë me fakte.

Ose do ti drejtohesh prokurorisë, ose popullit.Kur I drejtohesh popullit pasi del nga zyra e prokurorisë dhe pasi kërcënon se do ta mbrosh me gjak zyrën tënde , do të thotë që ke dështuar në prokurori, dhe nuk ke fakte për ta mbrojtur karrigen  me ligj dhe kushtetutë.

Në atë rrugë që është nisur Ilir Meta është I pambrojtshëm nga ligji dhe mund të mbrohet vetëm politikisht. Por jo në presicdencë. Kur të vijnë zgjedhjet, nëse do të jetë kandidat.

Shantazhi I djeshëm I Ilir Metës  dhe videoja amatore që vlen si shpjegim për budallenjtë që nuk kuptojnë Ilir Metën, tregon se ai shpreson më shumë tek videoja e tij dhe revolucioni popullor në mbrojte të tij, se sa tek prokuroria të cilës I është drejtuar.

Fiksimi I itij se videoja të shpëton kur je në hall, duket se I ka mbetur nga fuqia e videos kundër tij në vitin 2011. Ajo pati vërtet shumë fuqi, se ishte e vërtet. Po të ishte kështu me titra, nuk do kishte lëvizur njeri nga shtëpia.

Videomania e Ilir Metës ndoshta buron nga tronditja që ai ka pësuar nga videot në politikë, por mitomania dhe deliri I tij, se populli do ngrihet pas këtyre videove me titra, duket më shumë si problem psiqik./tema.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.