Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ U bë hit me mallkimin për ata që do votonin, tërhiqet Neritan Ceka: Ju çmallkoj

Video/ U bë hit me mallkimin për ata që do votonin, tërhiqet
Neritan Ceka një javë më parë mallkoi shqiptarët që do të shkonin të votinin në 30 qershor, ndërkohë sot nga studio e 360 Gradë u shpreh se çmallkon të gjithë ata që për ideal të partisë, nuk duan bukë as ujë, por duan të shkojnë të votojnë në 30 qershor.

“Falenderoj të gjithë facebook-sat për këtë ngritje të papritur të realitetit tim. Kisha kohë që merresha vetëm me arkeologji edhe që më vunë në nivelin e Gjushit dhe Noces, por në një drejtim në krah të kundërt. Tani mallkoj dhe çmallkoj dhe po e them publikisht. Çmallkoj të gjithë ata që për ideal të partisë, për të cilën nuk duan bukë as ujë, të shkojnë të votojnë në 30 qershor. Çmallkoj të gjithë ata sidomos ata të lagjes sime, se unë jam tek lagja 5 ku janë gjithë sekretarët e komitetit qendror madje njëra me tha me atë që bën po pengon reformën zgjedhore”, u shpreh Ceka.

Më poshtë keni videon e çmallkimit dhe mallkimit./e.k-Dritare.net