
Video/ Turi zbulon detaje nga dasma me Orinda Hutën!
E Hënë 20 Shkurt 2017, 15:03
Dritare.net

Turi dhe Orinda do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ditë të veçantë më 7.07.2017.
“Do jetë një ceremoni e stilit country, në natyrë, pranë një lumi, në një vend me shumë pemë. Do kemi rreth 300 të ftuar, miq dhe familjarë dhe unë dua që më shumë sesa dasmë të jetë një festë e gëzueshme”, është shprehur ai.
Pasi rrëfeu stresin që po kalon e fejuara Orinda Huta, moderatori tregoi edhe dëshirën e madhe për të pasur tre deri në katër fëmijë. Gjë e cila tregon se ato nuk janë aspak një çift i koheve moderne.
Mbi të gjitha ai ka disa dëshira në lidhje me ngjashërinë e fëmijës “I pari duhet t’i ngjajë Orindës, nga sytë sidomos por edhe nga forma e kokës, sepse unë nuk kam kokë të bukur, kurse Orinda po”.

















