Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/  Si u përlot Leyla Mosess Ones nga fjalimi emocional i Ramës

Video/  Si u përlot Leyla Mosess Ones nga fjalimi emocional i
E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Mosess Ones, nuk ka mbajtur lotët, një natë më parë, kur kryeministri kishte mbledhur ambasadorët.

Teksa Rama fliste për nje mesazh që Leyla Mosess Ones i kishte dërguar menjëherë pas tërmeti shkatërrues, e ngarkuara me punë e SHBA, nuk ka mbajtur lotët, teksa Rama ka thënë se atë mesazh do t'i lejzojë djalit të tij, Zahos, kur ai ta pyesë për SHBA.

“Unë nuk kam ndërmend ti publikoj mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj si zakon në ndonjë arkivë. Por mesazhin e Leylas e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5-vjeç, sot Zaho, të rritet dhe pak të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të, unë do ti lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër me siguri do vijë dita kur im bir do inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do ti tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit në mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat me plot kuptimin e fjalës të atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme, që flisnin gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare,”-tha Rama./ I.M-Dritare.net