Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama publikon momentin kur një grua nxirret nga rrënojat, ja mesazhi që jep!

Video/ Rama publikon momentin kur një grua nxirret nga rrënojat, ja
Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka postuar një video nga çasti kur shpëtohet një grua nga rrënojat e një ndërtese që u shemb pas tërmetit 6.4 ballë që shkundi Durrësin dhe Tiranën.

Rama shkruan në Facebook, se: “MIRËNJOHJE PËR HERONJTË e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat e njerëzore të solidaritet, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh...”/K.C/dritare.net