Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama merr filxhanin me vete dhe e lexon atë në Pogradec

Video/ Rama merr filxhanin me vete dhe e lexon atë në Pogradec
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Pogradec, në kuadër të fushtës elektorale ka nxjerrë një filxhan dhe ka nisur ta lexojë atë.

Rama, ka ironizuar Fahri Balliun, dhe fjalin e tij, ish-deputetin, Klevis Balliu.

“Se këtu është zona e Bahri Falliut, edhe doja që tua tregoja me filxhan në dorë, se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut.

I thotë, Faro shof një peshk të madh, në formë F, edhe lek i madh Faro lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K këtu çfarë është? Koran? Joo Faro i thotë, kjo K është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky ktu? Po më ha lekët mua? Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një I që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie”, ka rrëfyer në mënyrë ironike Rama.

“Në këtë situatë mirë është të qeshësh pak me këta, se ia ngrysëm ballin këtij vendit, se këta janë për të qarë dhe për të qeshur, se është e paimagjinueshme gjithë kjo që ndodh, por ishte e shkruar dhe do ta kalonim dhe këtë”, shprehet Rama./ I.M-Dritare.

Rama - Filxhan on Vidnews.