
Ylli Manjani: Ilir Meta ia kalon edhe Enver Hoxhës për armiqtë e brendshëm!
Dritare.net
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar me ironi situatën politike dhe zhvillimet rreth kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një interviste në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në Dritare TV.
Sipas Manjanit, Meta ka krijuar një realitet politik të ngjashëm me kohën e diktaturës, duke e krahasuar me vetë Enver Hoxhën për obsesionin ndaj "armikëve të brendshëm".
“Kam përshtypjen që Enver Hoxha është i dyti mbas Ilir Metës për zbulimin e grupeve armiqësore të brendshme. Për mua Ilir Meta ia kalon edhe Enverit. Ka vetëm armiq të brendshëm – Endrit Baimllari është armiku më i fundit,” deklaroi Manjani.
Ish-ministri pavarësisht kritikave tha arrestimi i Metës është i padrejtë.
“Unë nuk ia uroj Ilir Metës këtë që po kalon. E po e kalon pa të drejtë, për hir të së vërtetës. I kanë rënë në qafë. Lëre pastaj mënyrën se si është arrestuar,” shtoi ai.
Deklaratat e Manjanit vijnë në një moment kritik për Partinë e Lirisë dhe vetë Metën, i cili përballet me akuza penale dhe tensione të forta brenda forcës politike që drejton./L.F-dritare.net

















