Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/Nis shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës

Video/Nis shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës
IKMT ka nisur shembjen e  restoranti "Panorma" në Porto Palermo, Himarë, këtë mëngjes. Ky aksion vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi javën e kaluar, ku pronari i këtij lokali, Mihal Kokëdhima, dhunoi një grup me turistë spanjollë.  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, nëpërmjet një njoftimi ka deklaruar se ky objekt ishte pa leje ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit."/L.F-dritare.net