Një automjet është përfshirë nga zjarri në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur përballë një qendre tregtare. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se ka marrë flakë automjeti tip “Land Rover”, me targa Maqedonase, në pronësi të shtetasit me inicialet R. I. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.