Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Marku përplaset live me ministren: Po na ngre nervat, fytyrë e shëmtisë

Video/ Marku përplaset live me ministren: Po na ngre nervat, fytyrë e
Ish-deputeti i PD, Mark Marku mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin Opinion ku ka debatuar ashpër me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe me analistin Lorenc Vangjeli, të cilit i tha se “ti paguhesh nga qeveria, ha bukën e qeverisë dhe je në rregull”.

Gjatë debatit Mark Marku është nervozuar me ministren e cila u shpreh se prokuroria është e pavarur dhe iu drejtua duke i thënë se po i ngrinte nervat.

“O zonjë se po na ngre nervat, prokuroria jote e pavarur, ju nuk keni turp. Jeni të pacipë, edhe kur keni fytyrë normale, jeni fytyra e shëmtisë. E pavarur ajo lloj prokurorie thua ti? Po tall… me kë po flet, se për këtë jeni arrogantë, që duheni larguar me dhunë dhe me armë, sepse ju të fyeni inteligjencën. Prokuroria e pavarur ato 2 lajet e Partisë Socialiste, kryeprokurorja, krye… S’keni turp, ju keni arrit kulmin”, tha Marku./e.k-Dritare.net