Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Basha: Rama vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë

Video/ Basha: Rama vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të
Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat kundrejt kreut të qeverisë, Edi Rama.

Basha ka postuar në Facebook një video që sipas tij pasqyron skandalet me koncesionet e rrugëve. Kryeopozitari, shprehet se, në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Sipas Bashës, në vendin më të varfër të Evropës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

"Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk.",- shkruan Basha./K.C/dritare.net