Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Kërcënime me vrasje. Ja çasti kur dy aktorët e famshëm zihen keq me njëri-tjetrin!

Video/ Kërcënime me vrasje. Ja çasti kur dy aktorët e
Ylli i Emmerdale Asan N'jie kërcënoi me jetë yllin e Hollyoaks, Jamie Lomas të hënën në TV Choice Awards, në Londër. Sherri mes dy aktorëve të njohur nisi pas një mosmarrëveshjeje financiare.

Pas kërcënimit, Asan u shkarkua nga Emmerdale të mërkurën, duke i shkaktuar një dëm të madh karrierës së tij.

Në video shihet e dëgjohet momenti kur, Asan kërcënon me jetë Jamie-n, informon dritare.net

[video width="636" height="382" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/09/636x382_MP4_2213768598490531099.mp4"][/video]

"A mendon se je njeri i madh? Unë do të të vras ty. Do shkoj të marr një thikë dhe do të të vras.",- i tha Asan, Jamie para se të përpiqej ta godiste me grusht.

Pasi Asan tentoi të godasë aktorin, u fut për t'i ndarë një tjetër aktor, Malique Thompson-Dwyer.

Sipas raportimeve, siguria ndërhyri dy herë për t'i ndarë aktorët që po ziheshin keq. Më pas Asan u largua nga ambientet e hotelit ku mbahej eventi.

Ndërsa Asan u largua me Jay Kontzle dhe një grua tjetër, Jamie qëndroi në hotel deri në orën 2 të mëngjesit duke pirë me yllin e 'Love Island', Amber Gill dhe Malique./K.C/dritare.net