
Vettingu në polici/ Shkarkohet zyrtari i pari i policisë, Oltion Shehu
E Premte 8 Nëntor 2019, 11:11
Dritare.net

Shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat,nuk kishte probleme me pastërtinë e figurës. Problemet iu konstatuan në pasuri, pasi ai nuk justifikoi dot shpenzimet në raport me të ardhurat. Janë rreth 1.4 milion lekë të pajustifikuara.
Oltion Shehu tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, duke punuar në një bingo si shef salle, banakier por edhe kamarier dhe gjatë asaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve. Po ashtu ai pretendon se nuk ishte në dijeni që gjatë këtyre viteve pra nga 1996-2003, ka qenë edhe pa siguracione.
Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, do i nënshtrohen procesit të vetting-ut.

















