Vesa Luma poston foton e përqafuar me Big Bastën: Shqipëria e Kosova gjithmonë bashkë dhe pikë!

Kohët e fundit politika në Shqipëri me atë të Kosovës ka qenë paksa e tensionuar për shkak të samitit të Minishengenit Ballkanik që u mbajt dje në Tiranë, ku ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. E ndërkohë fakti që Vuçiç erdhi në Tiranë, ka shkaktuar reagime të ashpra nga politikanët e Kosovës.
Por me gjithë tensionet politike, askush nuk do që Kosova dhe Shqipëria të përçahen, por të jenë gjithnjë bashkë.
Së fundmi, këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma ndërsa poston një foto përqafuar me burrin e saj, Big Basta, ka pyetur në Instagram se kush po mundohet të ndajë Kosovën dhe Shqipërinë.

LEXO DHE :  Ja pse Michelle Obama nuk i ndjek vajzat e saj në Instagram!

Përmes hashtageve, Vesa shkruan se Tirana dhe Prishtina do të jenë gjithmonë bashkë.

“Kush po mundohet me nda Kosovën e Shqipërinë -ju përshëndesim ngrohtësisht 🥰 #Tirana #Prishtina #Kosova #Shqiperia #togetherforever #pik”, shkruan Vesa.


Ju kujtojmë se, Vesa Luma dhe Big Basta janë çifti i këngëtarëve që prej kohësh kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke qenë se Vesa është nga Kosova e Big Basta nga Shqipëria. Por prej disa vitesh ata janë shpërngulur bashkë me djalin e tyre në Zelandën e Re./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.