
Vesa Luma poston foton e përqafuar me Big Bastën: Shqipëria e Kosova gjithmonë bashkë dhe pikë!
Dritare.net

Por me gjithë tensionet politike, askush nuk do që Kosova dhe Shqipëria të përçahen, por të jenë gjithnjë bashkë.
Së fundmi, këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma ndërsa poston një foto përqafuar me burrin e saj, Big Basta, ka pyetur në Instagram se kush po mundohet të ndajë Kosovën dhe Shqipërinë.
Përmes hashtageve, Vesa shkruan se Tirana dhe Prishtina do të jenë gjithmonë bashkë.
"Kush po mundohet me nda Kosovën e Shqipërinë -ju përshëndesim ngrohtësisht ? #Tirana #Prishtina #Kosova #Shqiperia #togetherforever #pik", shkruan Vesa.
Ju kujtojmë se, Vesa Luma dhe Big Basta janë çifti i këngëtarëve që prej kohësh kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke qenë se Vesa është nga Kosova e Big Basta nga Shqipëria. Por prej disa vitesh ata janë shpërngulur bashkë me djalin e tyre në Zelandën e Re./K.C/dritare.net

















