Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vendet më të bukura në Stamboll, për të shijuar perëndimin

Vendet më të bukura në Stamboll, për të shijuar
Nga Fjorda Llukmani

Stambolli është i bukur në çdo orë të ditës, por momenti më i bukur për të shijuar madhështinë e këtij qyteti është perëndimi. Nëse je në Stamboll kurrë mos e anashkalo perëndimin. Po ju listoj 4 vendet ku mund të shijoni një nga perëndimet më të bukura të jetës.

Salacak

Vendi perfekt për të shijuar perëndimin është në pjesën Aziatike të Stambollit, pranë portit të trageteve Uskudar. Shijojeni pamjen pranë Kullës së Vajzës me një gotë çaj dhe të ulur në stolat aty pranë.

[caption id="attachment_249518" align="alignnone" width="1000"] Kulla e vajzës[/caption]

[caption id="attachment_249517" align="alignnone" width="1000"] Perëndim në Uskudar[/caption]

Kodra e të dashuruarve

Stambolli është i famshëm për kodrat që e karakterizojnë. Kodra e të dashuruarve është më e larta. Nga aty Stambollin e keni në pëllëmbë të dorës. Imagjinoni një perëndim më pamje nga Ortakoy, Xhamia Blu dhe ura e Bosforit!

Karakoy

Karakoy është lagjia ime e preferuar pasi dhe hoteli ku kam punuar ndodhet në këtë zonë. Pamja e “Golden Horn” e bën Karakoyn akoma edhe më të veçantë. Perëndimin më të bukur të Stambollit Europian do ta shijoni pa diskutim në këtë lagje.

Kulla e Galatës

Perëndimin nga kulla e Galatës mund ta përshkruaj si më të bukurin. Nga kjo kullë do të shikoni të gjithë Stambollin 360 gradë./Dritare.net