Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza 200 euro, ora

Vajza 200 euro, ora

Nga Luna Ruvina

Pas disa vitesh në Angli, një shoku im i gjimnazit që atje arriti të kishte edhe një tip brigade të vetën që merrej me rregullim fasadash, vendosi të kthehej në Shqipëri. Tani ka një agjenci turistike këtu në Tiranë. Vërtet e humbi brigadën në Angli, por korrektesa që ka mësuar atje i ka hyrë shumë në punë. Vetëm kjo më ka ndihmuar të rritem aq sa nuk e prisja, më tha. Qëkur i ka hyrë kësaj pune, lexon gjithmonë nga pak histori që të ketë ç’tu tregojë turistëve. Po jo të gjithëve u intereson historia, më tha. “Shih ç’më ndodhi një ditë. Një mjek gjerman që kishte ardhur me një grup më thotë se donte një tur individual. E fillova. I tregova Muzeun Kombëtar, Hotel Dajtin, e po vazhdoja. Kur hymë tek ish-Blloku, më tha: Dëgjo, lëri këto, lëri. Hajde pimë nga një birrë. E filloi t’i binte nga Kina për të më thënë se kishte qejf t’i gjeja ndonjë vajzë".

Edhe duke ma treguar mua, ish shoku im i gjimnazit, tashmë pronar i një agjencie turistike, skuqej nga sikleti. Ishte lidhur më në fund me një parukier, i cili mburrej vazhdimisht se njihte shumë vajza nga ato që s’kënaqen me pak, vajza që e njohin mirë jetën. Ishte lidhur me njërën prej tyre dhe, me zor të madh, kishte arritur t’i shpjegonte çfarë kërkonte. Vajza, nga ana tjetër, kishte qëlluar shumë e kapshme dhe ishte futur direkt në temë:  “Po, po, patjetër. 200 Euro ora.”

Pasi i kishte lidhur të dy, kishte rënë rehat dhe kur sapo e kishte fshirë nga mendja atë histori, ishte bërë prapë e gjallë. “Mora të të falënderoj. - i kishte thënë -ndenjëm bashkë gjithë natën dhe të nesërmen. Kaluam shumë mirë. Janë xhentëllmen këta të huajt. Numrin tim e ke tani. Më merr sa herë të duash.”

E pyeta nëse ka pasur klientë të tjerë me kësi kërkesash, por më tha se nuk merret me këto punë. Ndoshta është e vërtetë, po unë se pse e kam një fije dyshimi. Përveç kësaj, jam bërë edhe shumë paragjykuese. Sa herë shoh ndonjë vajzë të tualetosur e të krehur në ndonjë makinë të shtrenjtë, më shkon mendja tek ajo, vajza e 200 Eurove në orë./dritare.net

Girls for 200 Euros an hour

By Luna Ruvina

After many years in the United Kingdom, a friend of mine from high school, who managed to even have a kind of his own construction company there, decided to return to Albania. He started a tourist agency. He did close down his business in the UK, but what he learned there has helped him a lot. Being professional in working with people is the only thing that has helped me grow more than I had expected, he told me. I keep reading a little history about the country, he said, so I am always prepared for my clients. However, not everyone is interested in history. Listen what happened to me recently, he says. A German doctor arrived here with a group of people from Germany, and asked for an individual tour. I took him to the National Museum, Dajti Hotel, former Blloku, where he told me “Come on, let’s have a beer instead.” And he indicated in a way that he was actually looking for women.

Telling me this story, my friend blushed. Knowing him, I knew how uncomfortable he must have felt. Anyway, he had finally spoken with a hairdresser, who used to show off about some women he knew, not-so-usual women. They know what life is, and they try to make the best of it. So, he managed to call one of those girls, asking in the most polite way possible, whether she would be interested in offering some company to this German doctor. It turned out to be so much easier than what he had expected. “Of course, two hundred Euros per hour”, was the girl’s answer.

Having finally arranged for both to meet, he forgot about I. a few days later, though, the girl had called him saying “Oh, thank you so much. We had a great time that night and the next day. These foreigners are really nice. Well, you have my number now. Call me whenever you need me.”

I asked him whether he had had any other similar requests, but he said he doesn’t really do such stuff, which is probably true. I do have some doubts, though. I never thought about it before, but I should admit I have some prejudice now. Every time I see one of those ‘magazine’ women driving an extremely expensive car, I think of her, the 200 Euro per hour girl./dritare.net