
Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit
Dritare.net

1. Peshk të yndyrshëm
Peshqit si salmoni apo merluci janë të njohura gjerësisht për vlerat e tyre ushqyese. Shumica e përfitimeve vijnë nga yndyra e tyre e shëndetshme, ose omega-3, që mbron trupin nga inflamacioni, informon dritare.net. Rrjedhimisht, një dietë e pasur me peshq të yndyrshëm ndikon pozitivisht në artrit.
2. Erëza pikante
Xhenxhefil, hudhër apo produktet të tjera pikante do të ulë inflamacionin e kyçeve. Hudhra për shembull, bllokon enzimat që përkeqësojnë qelizat. Pas një prove të realizuar, 63% të prekur me artrit thanë që kishin ndjerë përmirësim të artritit, informon dritare.net. Erëzat pikante, jo vetëm shtojnë shijen në ushqim, por edhe ndihmojnë që të keni kyçe të shëndetshëm.
3. Brokoli
Brokoli sjell shumë përfitime në shëndet, njëra prej të cilave është ulja e inflamacionit. Substanca ‘sulforphane’ që përmban brokoli, bllokon një qelizë që përhap zhvillimin e artritit.
4. Spinaq
Zarzavatet me gjethe janë shumë të mira për shëndetin. Perimet e tilla si spinaqi, janë plot vitamina e minerale. Prania e vitaminës D, ndihmon në thithjen e kalciumit, kështu do forcojë eshtrat dhe nyjet, informon dritare.net. Përveç kësaj, vitamina D rrit sistemin imunitar, duke siguruar një mënyrë tjetër përfitimi shëndetësor, veç lehtësimit të dhimbjeve të artritit./E.B-dritare.net

















