Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Një drekë në Bogovë, nuk ka Mishelin që e sfidon!

Një drekë në Bogovë, nuk ka Mishelin që e sfidon!

Nga Etleva Pushi Kondakçiu

Kur punoja për OSBE-në në Berat, shkonim në Skrapar të paktën një herë në javë. Një pjesë e mirë e rrugës ishte shumë e vjetër, kështu që niseshim në mëngjes, bënim të paktën 3 takime (çdo takim pasohej nga një "kafe" te lokali ngjitur), hanim drekën zakonisht në Bogovë, pasuar nga disa litra dhallë që neutralizojnë edhe "kafen" më të mirë dhe ktheheshim në Berat pasdite vonë.

Një drekë në Bogovë, nuk ka Mishelin që e sfidon!

Pishat rrugës mundnin edhe kondicionerin më të mirë. Gurgullimën e ujit të Osumit mes avujve, tymit dhe aromës së hellit nuk kishte Mishelin t'i sfidonte. Hija e pemëve madhështore sikur të zaptonte e nuk të linte të ngriheshe.

Një drekë në Bogovë, nuk ka Mishelin që e sfidon!

Një vërë, kisha ca ta afërm që kishin vite pa ardhur në Shqipëri nga Italia. Për t'i begenisur, gjithë ato ditë, ku nuk i çuam. Çdo ditë bëheshim shumë familje (paguanim me radhë) e nguleshim në ndonjë restorant. Një prej atyre ditëve, mes shumë Jo-vë (jo vapë, jo rruga e gjatë, jo rruga e keqe, etj., etj.), i binda të shkonim në Bogovë. Edhe sot e kësaj dite, vite më vonë, ma kujtojnë si drekën më të mirë që kanë ngrënë ndonjëherë në Shqipëri. Dhe jam e sigurt se është dreka që ka kushtuar më pak sesa çdo drekë tjetër që kemi ngrënë atë vit./dritare.net