Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Gruaja që shëtiti botën me një karrocë në dorë, u përdhunua por kurrë nuk u dorëzua!

Gruaja që shëtiti botën me një karrocë në

Nga BBC

"Pse?" Është një pyetje e thjeshtë dhe që njerëzit ia bëjnë shpesh Angela Maxwell. Për shumë vjet amerikania u përpoq ta gjejë përgjigjen e psesë dhe bëri një jetë plot aventurë në ndjekje të një ëndërre të madhe.

Por për Maxwell, "Pse?" është një pyetje që ia vlente t’i përgjigjesh. Mbi të gjitha, ajo nisi një udhëtim që shumë pak njerëz e bëjnë. Në kërkim të një lidhjeje më të thellë me botën Angela u nis për ta ecur atë. Gjashtë vjet dhe 20,000 milje më vonë, ajo e çoi atë lidhje në shtëpi. Në vitin 2013, ajo vendosi të shëtiste nëpër botë krejt e vetme. Ajo kishte një biznes të suksesshëm në SHBA, por me kalimin e kohës kuptoi se donte diçka më shumë. Dhe mënyra më e mirë për ta gjetur atë që kërkonte ishte duke vendosur njërën këmbë përpara tjetrës. Ecja nëpër botë, përveçse do t’i jepte një shëndet më të mirë dhe jetë aktive, do ta takonte edhe me njerëz dhe do të njihte kultura të reja, në një mënyrë unike për shëtitësit e rrugëve të gjata.

Gruaja që shëtiti botën me një karrocë në

Ndërsa përgatitej për udhëtimin e jetës, Maxwell gjeti një botë të tërë grash eksploruese për ta inkurajuar atë. Ajo ra në dashuri me shkrimin dhe stilin e ngadaltë të udhëtimit të Robyn Davidson, e cila përshkoi Australinë me deve. Ajo mësoi për shëtitjen në distancë të gjatë të Ffyona Campbell dhe lexoi për Rosie Swale-Papa, e cila bëri autostop nga Evropa në Nepal, lundroi nëpër botë, kaloi Kilin me kalë dhe në moshën 59-vjeçare filloi të bënte vrap nëpër botë.

Ajo bëri gati gjërat, shiti të gjitha pajisjet që nuk i nevojiteshin. Në një karrocë futi 50 kg pajisje kampingu, ushqim për t’u hidratuar, një filtër uji dhe veshje për të katra stinët. Maxwell u largua nga qyteti i saj i lindjes, Bend, Oregon, më 2 maj 2014 dhe u nis në një aventurë kaq madhështore.

Shumë shpejt kjo jetë u bë një rutinë për të. Zgjimi me lindjen e diellit, dy filxhanë kafe pas zgjimit, një tas tërshërë për mëngjes, pastaj paketim dhe sërish për shëtitje dhe ngritje kampingjesh për të kaluar netët. Asnjë ditë nuk i ngjate tjetrës.

Gruaja që shëtiti botën me një karrocë në

Maxwell vuajti nga djegia e diellit, u goeit nga i nxehti australian dhe ethet e dengut në Vietnam. U sulmua dhe përdhunua nga një nomad i cili hyri në çadrën e saj në Mongoli, dëgjoi të shtëna armësh gjatë kampingut në Turqi dhe mësoi të flejë me një sy dhe një vesh hapur. Edhe pse ishte e pamundur se dihej se çfarë e priste, Maxwell i kishte parashikuar të gjitha vështirësitë, informon dritare.net

"Përsëri, unë nuk fillova të eci sepse isha e patrembur, por më tepër sepse isha i tmerruar. Unë kisha më shumë frikë të mos ndiqja zemrën time sesa të humbja gjithçka që zotëroja dhe dashuroja.", tha ajo.

Përballja me traumën e përdhunimit rezultoi një moment përcaktues, një moment në të cilin Maxwell vendosi të vazhdonte të ecte. Ndërsa ishte ende e frikësuar, historitë e grave të tjera që ishin këmbëngulëse i dhanë forcë për të vazhduar: "Unë isha e vendosur të mos lejoja që incidenti të më detyronte të hiqja dorë nga kjo ëndërr e imja dhe të shkoja në shtëpi. Unë lashë gjithë botën pas dhe nuk kisha asgjë për t’u kthyer dhe kuptova që këto ishin rreziqet e natyrshme në udhëtimin tim." Angela eci e eci për të zbuluar se sa e fortë ishte mendja dhe trupi i saj, madje edhe para përdhunimit.

Gruaja që shëtiti botën me një karrocë në

Gjatë rrugës, ritmi i ngadaltë e bëri të tërhiqej pak dhe thellë nga kultura të tjera. Ajo brodhi nëpër fshatra të vogla bregdetare përgjatë detit Tirren të Italisë, u ul e piu dhe hëngri me njerëzit përreth.

Në Vietnam, e rraskapitur pasi arriti në majën e Hai Van Pass, ajo takoi një grua të moshuar që e ftoi të pushonte në kasollen e saj të vogël prej druri. Një miqësi e re u krijuar në kufirin midis Mongolisë dhe Rusisë dhe çoi në një ribashkim vite më vonë në Zvicër. Maxwell u bë kumbara e vajzës së një gruaje që takoi në Itali. Pavarësisht se këto takime ndërkulturore zgjatën shtatë minuta ose shtatë ditë, Maxwell gjithnjë mbante në mend dy gjëra. Së pari, të jesh një dëgjues i mirë për të mësuar më shumë. "Ecja më ka mësuar se gjithçka dhe të gjithë kanë një histori për të treguar, ne thjesht duhet të jemi të gatshëm të dëgjojmë.”,- tha ajo. Së dyti, Angela mësoi rëndësinë e kontributit. Ajo preu dru në Zelandën e Re dhe u shpërndau ushqim njerëzve të pastrehë në Itali. Në Sardenjë, ndihmoi një fermer italian të rinovonte shtëpinë e tij.

Në fakt vetë historitë e Maxwell ishin kontributi i saj më i madh. Ajo foli në tubime joformale, shkolla dhe universitete, madje edhe në skenën TEDx në Edinburg, duke ndarë përvojat e saj për të frymëzuar të tjerët. Ajo u bë një zë për fuqizimin e grave, veçanërisht pasi vendosi të vazhdonte të ecte pavarësisht nga sulmi në Mongoli. Gjatë pelegrinazhit të saj, Maxwell mblodhi disa donacione për mbështetjen e vajzave dhe grave të reja. Në total, ajo mblodhi rreth 30,000 dollarë.

Për gjashtë vjet e gjysmë, Maxwell zgjodhi një mënyrë jetese me kuriozitet, pasiguri dhe rreziqe ekstreme. Dhe ajo e bëri këtë në kërkim të diçkaje që mund të mos e gjente kurrë: lumturinë personale dhe një lidhje më të thellë me botën përreth saj.

Gruaja që shëtiti botën me një karrocë në

Më 16 dhjetor 2020, pelegrinazhi i Maxwell përfundoi aty ku nisi. Në shtëpinë e shoqes së saj më të mirë Elyse në Bend. Pavarësisht nëse një shëtitje të çon në gjysmë të rrugës rreth botës ose thjesht pas rrugës, Maxwell ka treguar vlerën e vërtetë të ngadalësimit, duke i kushtuar më shumë vëmendje dhe duke dhënë më shumë se sa mori gjatë rrugës./K.C/dritare.net