Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U arrestua për plagosjen e prokurorit, lihet në burg Redjan Rraja

U arrestua për plagosjen e prokurorit, lihet në burg Redjan Rraja
Gjykata ka dhënë arrest me burg, për Redjan Rrajën, i cili akuzohet për plagosjen e prokurorit, Arjan Ndoj.

Vendimi i gjykatës u dha duke u bazuar te provat materiale që u gjetën në makinën e braktisur të atentatorëve në fshatin Shkafanë të komunës së Ishmit.

Në automjetin tip "Benz’’ ngjyrë gri me targa të vjedhura AA 342 LM u gjetën një palë syze, në të cilat ishin shenjat e gishtërinjve të Rrajës./K.C/dritare.net