Roland Qafoku: Në analizën time kjo është beteja më e madhe që ai ka zhvilluar në 30 vjet karrierë. Ai ka një përsëritje në disa raste. Sot jemi në momentin që ai po bën një betejë të fortë dhe të vetme. Opozita ka shumë probleme. Lulzim Basha ngjante si nxënës që e kishte thirrur në zyrë drejtori. Më thoni se do jetë kundër, dhe unë tërhiqem. Ata që do jenë aty do jenë mbështetës të Ilir Metës.

Sipas Roland Qafokut, sa herë që pushtetarët grumbullojnë pushtet të madh janë afër fundit të tyre. Ai përmendi disa momente të historisë së pluralizmit të Shqipërisë, ku sipas tij, janë raste që politikanët kanë pasur pushtet të pakufizuar. Por, shumë shpejt ata kanë rënë nga pozitat drejtuese.

Roland Qafoku: Beteja Rama- Meta është në momentetet e saj finale. Rama i ka grumbulluar të gjitha, ai politikan shqiptar që ka pasur pushtetin më të madh, ai befas ka rënë. Në fund të vitit 1996 Berisha i kishte të gjitha, ai ra. Dhe Ilir Meta në 2001 i kishte të gjitha, dhe më pas iku. Dhe me Fatos Nanon kështu ndodhi. Rama është duke përsëritur këtë cikël. Kishte PS në fund të vitit 1996? Mbas fitores së zgjedhjeve lokale. Ishte gazeta Koha Jonë që bënte opozitën./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/qzjornVkklc