Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trafik droge në Mal të Zi përmes liqenit të Shkodrës, arrestohen tre persona

Trafik droge në Mal të Zi përmes liqenit të Shkodrës,
Një grup kriminal i cili mund të kryente trafik të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa është kapur sot në drejtim të Malit të Zi, në Zonën e Hotit.

Policia Kufitare në Shkodër ka bërë të ditur në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi kanë goditur në një operacion të përbashkët një grup kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi janë marrë masa për mbylljen e rrugëve të kalimit ku dyshohej se do të trafikohej lënda narkotike, raporton Panorama.

Rreth orës 21:45 në territorin e Malit të Zi, në Bregun e Liqenit të Shkodrës, rreth 400 metra larg Pikës Kufitare të Hanit të Hotit dhe asaj të Bozhaj në Malin e Zi, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë të cilët transportonin një sasi prej 52 kg kanabis sativa, e ndarë në 4 thasë si dhe një automjet i markës ‘’Volkswagen 3’’ me targë AA 503 GN në pronësi të shtetasit Emiljano.H. .

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit Emiljano.H., 23 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe; Astrit. Sh., 32 vjeç ,banues në fshatin Aliaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe dhe Erjon. Z., 23 vjeç ,banues në Kalldrun, Njësia Administrative Qendër Koplik, Malësi e Madhe.